11 aksidente në Shkup, çfarë ndodhi dje në kryeqytet
Pëlqej
Shkupi ka patur 11 aksidente rrugore gjatë ditës së djeshme, por për fat të mirë nuk janë shkaktuar viktima përveç një të plagosuri, ndërsa pesë të tjerë kanë marrë dëmë të lehta të trup.

Siç informon MPB-ja, dje policia ka zbuluar dhe sanksionuar pesë shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 11 shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni për shkak të drejtimit të automjetit para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit motorik, si dhe 13 persona të cilët e kanë drejtuar automjetin me skadim të afatit të lejes së qarkullimit.

Janë sanksionuar edhe katër shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritën e kuqe të semaforit, një shofer për shkak të rreshtimit jo adekuat dhe katër këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për ta.

Janë takuar edhe 51 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme.

Nga MPB-ja informojnë edhe se me ndihmën e automjetit special karrotrec, janë larguar 57 automjete.
Shtuar më 13/10/2017, ora 11:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori