100 Vjetori në Shkup, i pranishëm edhe Berisha?
Manifestimi për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në Shkup do të mbahet më 25 nëntor në sallën sportive "Boris Trajkovski". Sipas asaj që raporton Zhurnal, gjatë këtij manifestimi do të marrin pjesë edhe personalitete publike nga vendi dhe rajoni, ku flitet që prezent të jetë edhe kryeministri i shtetit Shqiptar Sali Berisha.

"Jemi thirrur që të koordinohemi me aktivitetet e fundit në kuadër të këshillit për manifestimet e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar dhe ngritjes së flamurit kombëtar. Fillimisht dua t’u informoj se manifestimi qendror do të jetë me 25 nëntor për shqiptarët e Republikës së Maqedonisë në sallën sportive ‘Boris Trajkovski’ ku do jenë prezent personalitete publike të Shqipërisë, Kosovës dhe të vendit.

Disa ditë më parëse 25 nëntori është paraparë të mbahet një konferencë shkencore që bartës do të jenë dy universitetet e Evropës Juglindore dhe USHT-së për shënimin e përvjetorit të Kongresit të Manastirit, në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë.

Ka paralajmërime se do të ketë edhe një tubim shkencor të grave dhe aktivitete tjera sportive, kulturore, arsimore etj. Ideja e Këshillit Qendror ka qenë që të gjithë të jenë të përfshirë në këtë organizim dhe të kemi emblemën e manifestimeve të koordinuara nga të gjitha institucionet shtetërore, komunale, sportive, kulturore që të kanalizohen në kuadër të jubileut për 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë", tha sot zv/kryeministri Musa Xhaferi, kryetar i Këshillit organizativ për festimin e 100 vjetorit të pavarësisë.

Konferenca shkencore e UEJL-së dhe USHT-së do të zhvillohet në një debat të quajtur "Nga Manastiri në Tiranë" ose nga "Dita e Alfabetit në Kongresin e Drejtshkrimit" , nënvizoi profesori universitar Blerim Reka. /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2012, ora 16:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori