BDI publikon në Facebook 10 arritjet në 100 ditë qeverisje
Pëlqej
Në një kohë kur edhe ministrat nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim janë duke raportuar për rezultatet e 100 ditëve të para të punës së tyre, përkrahës të BDI-së në Facebook kanë nisur që të shkruajnë për sukseset e partisë shqiptare në pushtet.

Në profilin në Facebook, "Bdi UÇK", është shkruar se 100 ditët e qeverisjes janë bërë arritje të mëdha për të gjithë shqiptarët në Maqedoni. /albeu.com/

10 pikat e përmendura si suksese të BDI-së në këto 100 ditë qeverisje:

1. Për herë të parë buxheti i shtetit është më i përshtatshëm për shqiptarët se sa për maqedonasit dhe ministrat shqiptarë kanë më shumë fonde në dispozicion se kolegët e tyre maqedonas

2. Përurohet objekti i ri i shkollës fillore, shkollës së mesme dhe sallës sportive në Negotinë (Komuna e Vrapçishtit), investim prej 1.3 milionë euro

3. Përurohet objekti i rikonstruuar i shkollës fillore në Hasanbeg, investim 400 000 euro

4. Fillon vendosja e përmendoreve të heronjve shqiptar në kuadër të projektit "Shkupi 2014"

5. MASH-i financon UEJL-në për herë të parë me 500 000 euro, ndërsa për USHT-në për investime kapitale ndanë mbi 10 milionë euro për nevojat e kampusit të USHT-së në Shkup dhe Institutit Albanologjik

6. Hapet konkursi i SIOFA-s për 180 administratorë shqiptar dhe hapen ndërkohë mbi dhjetëra konkurse nga institucionet tjera për pranim të kuadrove shqiptar (MPB, Mbrojtje, Akademia Ushtarake etj.)

7. Nisën "popullimi" i Zonës së Lirë Ekonomike në Tetovë me fabrika dhe investues të rinj

8. Ministria e Ekologjisë ndanë mjete shtesë (të paplanifikuara) për rrjetin e ujësjellësve në dhjetëra vendbanime shqiptare, plus ndanë mjete për rikonstruim të kanaleve dhe shtretërve të lumenjve në komunat shqiptare

9. MASH-i ndanë mjete shtesë për ndërtim dhe riparime të shumë shkollave shqipe, plus ndërtimin dhe rindërtimin e katër sallave të reja të sportit në vendbanimet shqiptare, si në: Strugë, Gradec, Shemshovë dhe Debresh të Gostivarit. MVL-ja ndanë mjete shtesë prej 2.6 milionë euro për ndërtimin e mëtejmë të sheshit "Skenderbeu"

10. BDI-ja vazhdimisht tenton të ruaj frymën integruese të vendit dhe miqësinë tradicionale me botën perëndimore, ku zyrtarë të saj pos obligime të shumta që kanë marrin përsipër edhe procese që janë në ingerencë të Presidentit, kreut të Qeverisë, MPJ-së apo ambasadave nëpër kryeqendrat evropiane. E gjithë kjo bëhet që vendi sa më shpejt të integrohet në NATO dhe BE
Shtuar më 27/09/2014, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori