100 ditëshi katastrofal
Branko Cërvenkovski
Situata në vend nga 5 qershori vazhdon të ecë me ritëm më të shpejtë, por në drejtimin e gabuar. Kështu e ka vlerësuar 100 ditëshin qeverisjes së Nikola Gruevskit, lideri i opozitës, Branko Crvenkovski, njofton Alsat-M.

Crvenkovski tha se kursi i përgjithshëm në sferat kryesore edhe pse i gabuar vazhdon të mbetet i njëjtë. Sipas tij, ‘arritja’ kryesore është konfrontimi me BE, mbyllja e rasteve të Hagës, anulimi i regjistrimit të popullsisë, arrestimi i Lube Boskovskit, vrasja e të riut Martin Neskovski, shuarja e TV A1 dhe të tjera.

Lideri i LSDM-së paralajmëroi se nga nesër do të nis beteja kundër politikave të dëmshme të kësaj qeverie duke u bërë thirrje qytetarëve, subjekteve politike dhe të tjerëve që ndajnë të njëjtat brenga dhe vlerësime.

“Sepse në këto 100 ditë kjo qeveri na bindi se nuk ka plan si t’i tejkaloj pengesat dhe ta anëtarësoj Maqedoninë në NATO dhe BE, por, u bë e qartë se ka dhe po zbaton plan si ta rris dhe sponsoroj disponimin anti-evropian në vend”.
Shtuar më 04/11/2011, ora 21:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori