10 vjet nga Marrëveshja e Ohrit
Sot mbushen 10 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, me të cilin iu dha fundi konfliktit në vitin 2011 dhe u vendos kornizë për bashkëjetesë ndëretnike dhe perspektivë euroatlantike të shtetit.

Marrëveshja e Ohrit edhe pas një dekade e gëzon mbështetjen nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga pjesët më të mëdha të partive në Maqedoni, si kornizë e vetme për zhvillim të shtetit.

Në kuadër të shënimit të një dekade nga Marrëveshja e Ohrit, ngjarja qendrore është konferenca dyditore që mbahet në Ohër, në organizim të Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit (SIOFA).
Në temën "Evaulimi i Marrëveshjes së Ohrit" në ditën e sotme të konferencës pritet të flasin ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, Piter Sorensen, udhëheqës i Delegacionit evropian në Republikën e Maqedonisë, Ralf Bret, udhëheqës i misionit të OSBE-së në Republikën e Maqedonisë, Brajan Ageler si u.d. ambasador i SHBA-së në Maqedoni dhe ambasadori britanik, Kristofer Ivon.

"Hapat dhe pritjet e ardhshme" do të jetë titulli i fundit në të cilin kryesisht do të debatojnë ekspertë vendor dhe të huaj, midis të cilëve, të paralajmëruar janë Daniel Server, ekspert dhe ligjërues akademik amerikan për menaxhment konfliktuoz, kryetari i Komitetit për marrëdhënie midis bashkësive në Republikën e Maqedonisë dhe Abdilaqim Ademi, ministër aktual i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësiror dhe ish-zëvendëskryetar i Qeverisë i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Përmbajtjen e marrëveshjes kornizë për zgjidhjen e situatës politike e të sigurisë në Maqedoni në gjuhën angleze e nënshkruan presidenti i atëhershëm i Republikës së Maqedonisë, Boris Trajkovski, lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së Imer Imeri dhe PDSH-së Arbën Xhaferi, me pëlqimin e komandantit të atëhershëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ali Ahmeti. Në dokument, nënshkrime si dëshmitarë zyrtarë i vunë edhe lehtësuesit ndërkombëtar në dialog - Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju.
/MIA/
Shtuar më 13/08/2011, ora 14:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori