1 500 euro gjobë firmave që s'mbajnë evidencën
Për të gjithë ato firma që nuk dorëzojnë vërtetimin për regjistrim, si dhe të evidencave të librave të kontabilitetit, parashikohen dënime më të ashpra. Kështum, ndërsa deri më tani dënimi për personat fizikë është 150 deri në 500 euro, me ndryshimet e parashikuara do të shkojë nga 1000 deri në 1500 euro.

Kjo rritje e masave ndëshkuese për firma që nuk mbajnë evidencën parashikohet në ndryshimet e Ligjit për procedurë doganore i cili kaloi në leximin e dytë në Parlament.

Siç sqaroi zëvendësministri i financave Ardian Xheladini, këto ndryshime pritet që të pengojnë zhvillimin e veprimtarisë së paregjistruar dhe ekonominë e zezë. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori