Vranishtë, sulmohen tre të rinj shqiptar
Tre të rinj shqiptarë janë sulmuar mbrëmë nga një grup maqedonasish në fshatin Vranishtë të Strugës.

Sipas njoftimeve, tre të rinjt nga fshati Llabunishtë janë sulmuar derisa po ktheheshin në shtëpi, pas festës së fitores së kandidatit shqiptar në komunën e Strugës, Ziadin Sela, njofton INA.

rinjtë kanë theksuar se ishin ndaluar nga grupi i maqedonasve në aksin rrugor Strugë – Veleshtë – Llabunishtë, në afërsi të fshatit Vranishtë dhe se janë rrahur dhe maltretuar.

rinjt shqiptarë kanë marrë lëndime të rënda trupore dhe menjëherë janë dërguar në Spitalin e Strugës. Dr. Mirko Lekoski ka theksuar se janë pranuar tre pacientë që kishin lëndime trupore nga mjetet e rënda. Pas intervenimit mjekësor ata janë lëshuar për kurim shtëpiak. Pas këtij incidenti, mbrëmë në Strugë ka mbizotëruar një situatë e tensionuar dhe se policia ka ndërhyrë për të ulur tensionet dhe është vënë në kërkim të dhunuesve. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2013, ora 10:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori