“E trishtë ta shohësh”, Eduard dhe Ferland Mendy ankohen se ngatërrohen me yllin e City-t të akuzuar për përdhunim

Edouard Mendy i Chelsea dhe Ferland Mendy i Real Madrid janë ankuar për mediat që përdorin imazhet e tyre për të ilustruar raportet e lajmeve rreth Benjamin Mendy të Manchester City, i cili është akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual .

Benjamin Mendy, futbollist francez, është akuzuar për gjashtë akuza për përdhunim dhe një për sulm seksual. Ai ende nuk ka pranuar zyrtarisht një deklaratë, por avokati i tij tha se lojtari i ka mohuar akuzat. City e ka pezulluar 27-vjeçarin, i cili ndodhet në paraburgim që prej gushtit.

Édouard Mendy luan për kombëtaren e Senegal dhe Ferland Mendy luan për Francën. Të dy, të cilët janë kushërinj, ndanë pamjet e raporteve nga disa media duke përdorur fotografitë e tyre për raporte rreth Benjamin Mendy.

Më vjen keq të shoh që në vitin 2021, në Francë si dhe në Angli, për disa, zezakët nuk kanë as emra dhe as fytyra të dallueshme,” shkroi Édouard në një histori të postuar në faqen e tij në Instagram .

Këto ‘gabime’ fotosh duken anekdotike, por në fakt janë krejt e kundërta, janë shumë simbolike.

Nuk është aq e komplikuar të dallosh dy fytyra, veçanërisht kur fanella e futbollit është një ndihmë e vlefshme”, pwrfundon ai. r.t/albeu.com


Shtuar 18.11.2021 12:19