Nxënësit përkrahin kërkesat e mësimdhënësve
Në disa shkolla testimi ekstern sot u zhvillua nga mësimdhënësit të cilët zëvendësojnë ata që janë në grevë.Këtë e ka konfirmuar kryetari i SASHK-ut Jakim Nedelkov sipas informacioneve që ai ka marrë nga kryetarët rajonalë të SASHK-ut.

Sipas informacioneve të SASHK-ut, në Manastir asnjë nga maturantët nuk është paraqitur në testimin ekstern pasi që i mbështesin kërkesat e mësimdhënësve. E njëjta situatë mbizotëron edhe në shkollat e mesme të Strugës si dhe në shkollën e mesme “Arseni Jovkov”, në Shkup.

Ndërkaq prej sot e deri më 30 janar në shkollat e mesme në Maqedoni do të zbatohet kontroll ekstern të diturive të nxënësve nga vitet e përfunduara (viti i tretë dhe i katërt) në pajtim me oraret e publikuara në faqen e internetit të Qendrës shtetërore për provim. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2015, ora 14:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori