“Maqedonia e ka vendin në BE dhe NATO”
Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev është takuar me ambasadorin e ri të BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar.

Në qendër të bisedimeve të bashkëbiseduesve ka qenë procesi zgjedhor që e pret Maqedoninë në dhjetor të këtij viti.

Zaev ka deklaruar për zgjedhje të besueshme dhe për stabilizimin e vendit pas zgjedhjeve, duke theksuar se të gjitha tentimet e LSDM-së janë drejtuar drejt sigurimit të vullnetit të lirë të popullit në Maqedoni.

Siç njofton LSDM, Zaev dhe Zhbogar kanë shprehur pajtueshmërinë e përbashkët se qytetarët e Maqedonisë e kanë vendin në BE dhe në NATO dhe se këtë rrugë mund ta hapë vetëm një qeveri demokratike dhe përgjegjëse, e dalë nga zgjedhje të rregullta. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2016, ora 19:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori