Ivanov shpallet “Qytetar nderi” nga maqedonasit e Shqipërisë
Presidenti Gjorgje Ivanov është pritur si hero në Komunën e Liqenasit, të cilën maqedonasit e njohin si Pustec. Në këtë frymë, Komuna e Liqenasit e ka shpallur Ivanovin “Qytetar nderi”.

Ivanov theksoi se vetëm me nisma dhe projekte për zhvillimin e turizmit dhe me bashkëpunim më të madh ekonomik do të përmirësohet standardi i banorëve.

"Kjo pjesë e Liqenit të Prespës është natyra e paprekur, por aty duhet të vijnë turistët, të rinjtë, dhe ju produktet që i keni të mund t'i ofroni, dhe nga ajo të siguroni ekzistencën. Në pjesën tjetër të Prespës, ka më shumë vendpushime dhe objekte të shërbimit dhe ne presim që në këtë pjesë të rritet oferta e turizmit", tha Ivanov, në fjalimin para banorëve, shkruan "almakos".

Ndërsa, kryetari i Komunës së Liqenasit, Edmond Temelko theksoi se maqedonasit në Shqipëri janë qytetarë besnikë dhe shembull i mirë se si të respektohet shteti ku jetojnë. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2015, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori