Idomeni: Arrin në 12 mijë refugjat, 5 mijë prej tyre janë fëmijë
Sipas organizatave ndërkomëbëtare që shërbejn në kamp thuhet se ka arritur mbi 12 mijë numri i refugjatëve të cilët presin në kampin e refugjatëve në kushte të vështira për hapjen e kufijve në Idomeni të Greqisë në afërsi të kufirit me Maqedoninë, dhe rreth 5 mijë e 500 prej tyre janë fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për fëmijë të cilët janë viktimat më të prekur nga lufta po ashtu janë të detyruar të nisen në këtë udhëtim të vështirë duke braktisur vendet e tyre. Pavarësisht se ata që janë më të goditur nga kushtet e këqija në kamp vazhdojnë të presin bashkë me familjet e tyre duke mos ditur se çfarë po ndodhë.

Në këtë kamp mund të shikohen fëmijë që luajnë me gurë mbi binarët e trenit, që kalojnë kohën me shoqërinë që kanë njohur në kamp, apo duke luajtur me lodrat që ua sjellin vullnetarët.

Por ka dhe fëmijë të cilët nuk ndahen nga nënat e tyre brenda tendës, si dhe fëmijë të cilët bartin dru për të ndezur zjarr brenda në tendë apo duke pritur në radhë për të marrë ushqime për familjen./Albeu.com/
Shtuar më 13/04/2016, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori