Deputeti i PDSH-së Bekim
Fazliu është shprehur nga foltorja e parlamentit se vazhdon injorimi i gjuhës
shqipe nga ministrat e BDI-së.
“E kishim Fatmir Besimin dhe Tahir Hanin që flisnin maqedonisht, sot i bashkëngjitet edhe Blerim Bexheti. BDI jo vetëm që do e zyrtarizojnë gjuhën
shqipe, (këtë duhet ta harrojmë), por edhe aty ku e kanë të drejtën e gjuhës
shqipe, nuk e përdorin.
E dimë që maqedonishten e flisni më mirë se shqipen, kjo nuk është risi. Kjo është vetëm një dëshmi plus se këta të BDI-së për 10 vite nuk kanë qenë aspak të interesuar që ta zyrtarizojnë gjuhën
shqipe dhe ta bëjnë atë gjuhë pune në këtë shtet”, është shprehur Bekim
Fazliu.
“Shqiptarët e kanë të qartë se kush është BDI, ata madje po kalojnë mbi dy vite që nuk mund të rregullojnë një çështje teknike në thonjëza për sa i takon diskutimeve të deputetëve shqiptarë ku fatkeqësisht shqiptarët nuk e kanë të drejtën t’i dëgjojnë deputetët e tyre në gjuhën
shqipe, por i dëgjojnë të dubluara në maqedonisht, dhe qoftë për një minutë nuk ishin në gjendje që t’ia mundësojnë nënkryetares së Parlamentit Suzana Saliu të udhëheqë një herë një seancë në gjuhën
shqipe”, tha
Fazliu.
Deputeti i PDSH theksoi se grupi parlamentar i PDSH-së çdo ditë ka protestuar dhe do të protestojë për nënçmimin e shqiptarëve dhe gjuhës
shqipe. Ndërsa në seancën e ditës së djeshme
Deputeti fazliu u shpreh se nëse PDSH do të jetë partia shqiptare fituese e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, atëherë brenda 24 orësh çështja e gjuhës
shqipe do të zgjidhet. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2014,
ora 15:57