Në lidhje me votimet që u zhvilluan ditën e djeshme në Maqedoni, VMRO-DPMNE ka pranuar humbjen në komunën e Strugës dhe Qendrës së Shkupit.
Përmes një konference për shtyp drejtori i Qendrës për Komunikim i VMORO-DPMNE, Ilija
Dimovski uroi fitoren e kandidatit të PDSH-së, në Strugë dhe atij të LSDM-së në Qendër.
“ Do të doja ti urojë fitoren e kandidatëve të LSDM dhe PDSH në komunat Qendër dhe Strugë. Atyre u dëshirojmë punë të mbarë, ku kujdesi kryesor do të jetë interesi dhe nevojat e qytetarëve në këto
komuna”, theksoi
Dimovski, duke informuar edhe për fitoren e partisë së tyre në komunat Gjorçe Petrov të Shkupit dhe komunën e Dollnenit.
Duke folur për Dollnenin, ai ka thënë prej tani kjo komunë që udhëhiqej nga BDI tani do të drejtohet nga VMRO-DPMNE, njofton INA.
Dimovski theksoi se VMRO-DPMNE në zgjedhjet lokale 2013 ka shënuar fitore historike, duke fitur 58
komuna, përballë LSDM me 4
komuna. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2013,
ora 10:58