Buxheti për Kumanoven diskriminon shqiptarët
Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) dega në Kumanovë, shpreh reagimin e saj të ashpёr ndaj sjelljes dhe miratimit tё buxhetit diskriminues pёr shqiptarёt, për vitin 2013 nga ana e Kёshillit komunal të Komunёs sё Kumanovёs. Sipas saj, skurse e verejne edhe qytetaret gjithnjë e më shumё vёrehet dallimi në aspektin zhvillimor ndërmjet lagjeve ku jetojnё shqiptarёt dhe lagjeve ku jetojnё maqedonasit.

"Nё bazё tё Buxhetit të kësaj komune pёr vitin 2013, nё seancën e 75-të tё Këshillit komunal tё Kumanovёs ёshtё aprovuar edhe Programi pёr ndërtimin, rekonstruimin dhe mirёmbajtjen e rrugёve, poashtu edhe disa programe zhvillimore nё këtë komunё. Nё kёto programe zhvillimore janё miratuar këto projekte:
- Rrumbullaksimi i proјektit pёr ndёrtimin e pishinës së qytetit të Kumanovёs afёr sallёs sportive në Kumanovё;
- Rregullimi infrastrukturor i shumё lagjeve të banuara vetëm me maqedonas;
- Ndertimi i fushave të sportit etj.
Pёr ta vёrtetuar kёtё, nё ballinёn e faqes zyrtare të internetit të Komunёs sё Kumanovёs mund tё shihen disa promovime tё rrugёve dhe projekteve të ndryshme të cilat janё realizuar me buxhetin e vitit 2012 që ka qenё me vlerё prej 27,5 milion euro dhe pёr investime kapitale janё shpenzuar 8,2 milion euro." thuhet ne deklaraten e RDK-se.



RDK rendit disa projekte tё cilat janё promovuar nga ana e kryetarit Zoran Damjanovski:

- Promovimi i rekonstruimit te rrugёve: "Braqa Filipoviq", "Ivan Goran Kovaçiq", "Ljubica Mijallkoviq", "Pitu Guli", "29 Noemvri", "Pero Toshev", "Denko Draganov", "Branko Bogdanski-Gucman", "Gjuro Pucar-Stari", leshimi nё perdorim i disa sallave sportive dhe shumё projekte tjera për tё cilat pёr shkaqe tё jotransparencёs së organeve komunale, nuk kemi informata te bollshme.

Perveç diskriminimit në baza etnike në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, në arsim, shkencë, kulturë etj, ky diskriminim bëhet edhe në programet për përkrahjen e klubeve sportive, që në faqen zyrtare të Komunës mund të lexohet se vetëm klubet etnike maqedonase ndihmohen financiarisht (RK Kumanovo, ZHRK Kumanovo, KK Kumanovo, OK Kumanovo), ndërsa nuk gjendet asnjë klub shqiptar.

Është për të ardhur keq se ky diskriminim i paparë ndaj shqiptarëve në këtë komunë, ka 20 vite që jetësohet në të gjitha fushat e jetës përmes buxhetit komunal, kontribues të të cilit janë edhe taksapaguesit shqiptarë edhe me përkrahjen e votave të këshilltarëve shqiptarë. Fotografitë e bashkangjitura flasin më shumë se gjithçka tjetër për këtë gjendje të mjerueshme të shqiptarëve në Kumanovë.

Rilindja Demokratike Kombëtare dega në Kumanovë, ben te ditur se tashmë ka një strukturë të mirë organizuar në qytet ku do të zhvillojë një politikë shumë aktive në drejtim të demaskimit dhe parandalimit të gjitha keqpërdorimeve që mund të bëhen në këtë komunë. /albeu.com/




Shtuar më 10/01/2013, ora 10:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori