Ahmeti takohet Bjorn Lyrvall dhe Ambasadorin Vahlund
Sot në Ambasadën Suedeze në Shkup, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar Drejtorin Politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Suedisë, z. Sot në Ambasadën Suedeze në Shkup, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar z. Torbjorn Sohlstrom nga Ministra e Jashtme Suedeze, dhe Ambasadorin Suedez në Maqedoni, z. Lars Wahlund.

Z. Sohlstrom rikujtoi takimin me Kryetarin Ahmeti para 11 viteve në Shkup dhe u shpreh që për të, Kryetari Ahmeti është një nga “Europianet më të mëdhenjë në Ballkan” për arsye të përcaktimeve dhe aktiviteteve të tija politike. Z. Sohlstrom ritheksoi mbështetjen e Suedisë për proceset integruese Euroatlantike të Maqedonisë, por njëkohësisht edhe shqetësimin për zhvillimet në vend në vigjilje të samitit të BE më 27 dhe 28 qershor.

Kryetari me nostaligji u rikthye tek vitet e para të implementimit të Marrëveshjes së Ohrit që hapi dyert për paqën, stabilitetin dhe sigurinë në vend, por edhe për perspektivën EuroAtlantike të Maqedonisë. Të gjitha këto ishin investime shumë të mëdha të përbashkëta të komunitetit ndërkombëtar dhe të politikbërësve vendor.

Kjo ndihmesë dhe lehtësim i Komunitetit Ndërkombëtar duhet të vazhdojë edhe drejt përfundimit të procesit në Maqedoni që kurorëzohet me anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Ndihmesa e miqve tanë ndërkombëtar bëhet për të mirën e qytetarëve të këtij vendi, por edhe të tërë rajonit.

Kryetari Ahmeti theksoi që të gjitha çështjet që paraqesin shqetësim të komunitetit ndërkombëtar, si ngjarjet e 24 dhjetorit në Kuvend, liria e mediave, reformat, janë të rëndësishme, por çështja më e rëndësishme për Maqedoninë mbetet zgjidhja e emrit që po mban peng integrimin e vendit në bruksel. Çdo vonesë për ta integruar Maqedoninë në NATO dhe BE thellon dallimet midis qytetarëve në Maqedoni dhe rrezikon investimin e madh të përbashkët.

Kryetari Ahmeti ftoi komunitetin ndërkombëtar që të forcoj përkrahjen për procesin negociues për emrin të udhëhequr nga z. Metju Nimic në mënyrë që të arrihet zgjidhje sa më shpejt. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2013, ora 16:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori