270 punonjës kërkojnë kompensimin e tre viteve punë të pa paguar
Pas falimentimit të ndërmarrjes së përpunimit të drurit “Shik Jellak”, në Tetovë, shumë nga punonjësit e fabrikës nuk janë paguar për tre vite.

270 punëtorë të ndërmarrjes “SHik Jellak”, për tre vite me radhë nuk kanë marrë pagat e mbetura mujore, për shkak të falimentimit të ndërmarrjes si rezultat i keq menaxhimit.

Shumica e punëtorëve të fabrikës kanë kërkuar kompensimin e mundit të tyre në mënyrë të organizuar në procese të ndryshme gjyqësore.

Në bazë të ligjit për falimentimet pronarët e fabrikës së falimentuar, ranë dakord në Gjykatën Themelore për shitjen e pasurisë së mbetur nga ish ndërmarrja “Shik Jellak” dhe ndarjen e kësaj pasurie ish punëtorëve të saj, pasi përpjekjet e deritanishme për kompensimin e punëtorëve nga shitja e pasurisë së patundshme të ndërmarrjes, kanë qenë të pa rezultate.

Ata punonjësit kërkojnë t'u mundësohet marrja e parave të mbetura, duke u bazuar në ligjin për falimentuesit që parasheh shitjen e pasurisë së patundshme të ndërmarrjes. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2014, ora 13:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori