Shtatzënë për herë të parë, Afërdita Dreshaj zbulon gjininë e bebit (FOTO LAJM)

Afërdita Dreshaj së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë. Bukuroshja shqiptare dhe bashkëshorti i saj çek, Jakub Kindl, janë në pritje të një djali.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Afërdita përmes një postimi në rrjete sociale. Ajo ka treguar se bashkë me Jakub dhe të afërm kanë organizuar një festë për zbulimin e gjinisë së fëmijës dhe kanë mësuar se do të bëhen prindër të një djali. Në video Afërdita dhe Jakub shfaqen shumë të lumtur, ndërkohë që bërtasin e përqafojnë njëri-tjetrin pasi marrin vesh gjininë.

“Do të bëhemi me djalë! Vogëlushi Kindl po vjen, mars 2021”, ka shkruar Dreshaj.

Sipas parashikimeve të lindjes, do të thotë se Afërdita është rreth muajit të 3-4 të shtatzënisë, ndaj nuk dallohet ende barku i rrumbullakosur. Kujtojmë se bukuroshja shqiptare dhe hokejisti çek para dy vitesh kurorëzuan dashurinë me martesë në një ceremoni mjaft luksoze në Miami.


Shtuar 6.10.2020 14:13