RDK hap fushatën në Saraj
Rufi Osmani
Rilindja Demokratike Kombëtare e filloi fushatën parazgjedhore në komunën e Sarajit. Me një miting madhështor, RDK prezantoi kandidatët e Njësisë zgjedhore nr. 1 për zgjedhje parlamentare.

Në fjalën e tij para simpatizantëve, kryetari i RDK-së, Rufi Osmani deklaroi: “Në Rilindjen Demokratike Kombëtare ka ekspertë të të gjitha profileve me kapacitet për të realizuar betimet e dhëna. Ne kemi dijen dhe kapitalin e ndershëm dhe kemi kuadro të aftë për të shënuar suksese në politikbërje në funksion të ndërtimit të partneritetit shqiptar në Maqedoni. Ju premtoj se nëse do të jemi pjesë e qeverisë, do të kemi shpërndarje proporcionale të mjeteve buxhetore, sepse shqiptarët në Maqedoni kurrë nuk kanë qenë 20 për qind, por kanë qenë 100 për qind. Partnerit të ardhshme të koalicionit qeveritar, e porositim se mund të bashkëpunojmë, por jo edhe t’u bëhemi shërbëtorë”.

“Ne i filluam ndryshimet për zgjedhjet lokale dhe vazhdojmë me të njëjtat. Ofrojmë alternativë dhe qasje të re. Është koha për kryeministër shqiptar që do të kontribuonte për ardhmëri më të mirë të këtij vendi. Numri 17 që duhet ta votoni është numri i deputetëve të cilët presim që t’i fitojmë në këto zgjedhje”, tha në fund Rufi Osmani.

Përveç Z. Osmani të tubuarve iu drejtua edhe bartësi i listës për këtë njësi, Nuhi Aliu. Ai u premtoi bashkëqytetarëve të tij, realizimin e projekteve.
“RDK ju garanton se do ta riaktivizojë tregun nëpërmjet të agro-berzës dhe ju do të mund t’i plasoni prodhime tuaja edhe në Zagreb, Sarajevë, Lubjanë dhe qytete tjera të ish Jugosllavisë. Gjithashtu ju premtoj se do t’u mundësoj që ta ringjallim blegtorinë dhe secili që dëshiron të merret me këtë veprimtari do të mund ta shesë qumështin dhe produktet qumështi pa pasur drojë se ky biznes do të dështojë sepse unë u garantoj hapjen e një qumështoreje e cila do ta blejë tërë qumështin që do të prodhohet në këto anë”. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2011, ora 17:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori