Shkrimtari i njohur sulmon Ramën: Mos heshtni ndaj këtyre kriminelëve

Shkrimtari i njohur, Kim Mehmeti ka bërë një reagim të ashpër kundër kryeministrit, Edi Rama. Ky reagim ka ardhur pas debatit që po zhvillohet midis Kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta në lidhje me mos dekretimin nga ky i fundit të Gent Cakajt në postin e Ministrit për Punët e Jashtme dhe Europën. “Pra e rëndësishme është heshtja që shpalos kalbëzimin e vlerave tona, kalbëzim që shkon përtej plehut politik!” – shkruan Mehmeti midis të tjerash. Statusi i plotë: “Nuk është gjithaq me rëndësi zënka mes burrështetasve shqiptarë dhe çka i thotë Kryeministrit i Shqipërisë Presidentit të vendit, siç nuk janë të rëndësishme as talljet e tij thuajse me mbarë shqiptarinë! Nuk kanë rëndësi as thëniet e Presidentit drejtuar Kryeministrit të shtetit amë, thuajse komunikon me një rrugaç të pandreqshëm! E rëndësishme është heshtja e turpshme, poshtëruese dhe trishtuese e alamet akademikëve, krijuesve, profesorëve…, heshtja që e ndihmoi fuqizimin e hajdutëve dhe kriminelëve politikë, që e morën në duar fatin e shqiptarisë! Pra e rëndësishme është heshtja që shpalos kalbëzimin e vlerave tona, kalbëzim që shkon përtej plehut politik!” (Kim Mehmeti).