Reali Madridi nuk di të zhgënjejë, "mbretërit" shkruajnë historinë (VIDEO)

Real Madridi është bërë skuadra e parë në histori të Ligës së Kampionëve që fiton këtë trofe dy herë me radhë. Los Blancos e mposhtën në finale Juventusin 4:1 për të shkruar histori. Me këtë triumf, Reali ka thyer rekord historik, duke u bërë klubi i parë që e fiton dy herë me radhë Ligën e Kampionëve. Ishte Cristiano Ronaldo ai që udhëhoqi Real Madridin drejt triumfit duke shënuar dy gola (20’ dhe 64’), derisa dy golat tjerë i shënuan Casemiro (61’) dhe Marco Asensio (90’). Reali tani ka shënuar 503 gola në Champions, më shumë se çdo skuadër tjetër, derisa Ronaldo theu rekord historik duke u bërë lojtari i parë që shënon në tre finale të Champions League. Ky është titulli i 12’të për Los Blancos, pesë më shumë se ndjekësi më i afërt, Milani. /albeu.com/