Plas grushti në ndeshjen e Serie A (VIDEO)

Lecce dhe Cagliari nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 2-2 në takimin e vlefshëm për javën e 13-të të Seria A. Por, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte përplasja e sulmuesit, Gianluca Lapadula dhe portierit, Robin Olsen. Pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë, Lapadula tentoi të merrte sferën, por Olsen e largoi tutje. Kjo nuk i pëlqeu aspak sulmuesit, që nisi të konfliktohej fizikisht me kundërshtarin. Aty, gardiani nuk u përmbajt, teksa lëshoi grushte mbi fytyrën e Lapadula.Kjo solli kaos në fushë, me gjyqtarin kryesor që i ndëshkoi të dy me karton të kuq.