Mesfushori i kombëtares stërvitet veçmas, grupi vazhdon rregullisht stërvitjen

Shqipëria ka kryer sot dy seanca stërvitore para miqësores me Turqinë që do të luhet më 13 nëntor në Antalia Skuadra kombëtare ka vijuar ditën e sotme programin e saj me seancën e dytë stërvitore në Antalia, të udhëhequr nga trajneri Christian Panucci. Për dallim prej lojtarëve tjerë, vetëm Migjen Basha është stërvitur i ndarë nga pjesa e tjetër, për shkak të një lëndimi që ka. “Skuadra kombëtare ka vijuar ditën e sotme programin e saj me seancën e dytë stërvitore në Antalia. Ngarkese e plotë, por edhe një hapësirë e madhe e kohës stërvitore për ekipin me drejtim të aspektit taktik. Trajneri i ekipit kombëtar Christian Panucci ka vazhduar edhe këtë pasdite me pjesën taktike, duke parë një herë një grup dhe me pas grupin tjetër të ekipit në kombinacionet dhe ushtrimet e ndryshme në fushë, sipas ndarjes së planifikuar. Gjatë gjithë kohës trajneri ka qenë në komunikim intensiv me lojtarët në pjesën taktike të stërvitjes për lëvizjet e tyre në fushë. Më pas, në 20 minutat e fundit edhe një mini-ndeshje, edhe këtu për të vlerësuar situatat taktike të lojës. Ndërkaq vijon të stërvitet i diferencuar Migjen Basha, i cili sot ka bërë disa ushtrime të lehta veçmas në seancën e pasdites, dhe më tej ka vijuar më pak vrap të lehtë. Dita e sotme e ekipit përfaqësues ka përkuar me ngarkesën e dy seancave stërvitore. Ndërkohë nesër është planifikuar vetëm një seance stërvitore, ajo e pasdites. Probleme fizike të lojtaret nuk ka, përveç Bashës që ka ardhur në grumbullim me shqetësime fizike dhe që bën stërvitje të diferencuar, drejt rikuperimit te tij”, thuhet në njoftimin e FSHF-ës. /albeu.com/