Qëlluan 55 herë mbi dy vëllezërit nga dy armë, detajet e fundit nga ekzekutimi në Durrës

Kanë qënë të paktën dy autorë që kanë ekzekutuar vëllezërit me origjinë nga Puka, në Durrës.

Besmir dhe Viktor Haxhia, i pari biznesmen dhe i dyti avokat në qytetin e Durrësit janë viktimat e një ekzekutimi mafioz që ndodhi sot rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “tregu i makinave”.

Grupi hetimor ka gjetur 55 gëzhoja në vendin e ngjarjes dhe dyshohet të jetë qëlluar nga dy armë.

Viktimat mësohet se kanë marrë disa plumba secili dhe kanë gjetur vdekjen në vend.

Mësohet se vëllai i Viktorit, Besmiri njihet edhe me nofkën Miri i Kolës dhe ka qenë me precedent penalë jashtë vendit.


Shtuar 27.04.2020 18:07