Grabiti dhe më pas sulmoi policin, prangoset durrsaku

Policia e Durrësit ka arritur të parandalojë vjedhjen e banesës së shtetasit Sh. Gj në lagjen nr.2 në Durrës. Policia ka kapur dhe vënë në pranga O.T. 29 vjeç, i cili rezulton me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së pasurisë. Falë ndihmës së qytetarëve, 29 vjeçari është kapur në flagrancë teksa ka tentuar të godasë me mjet prerës punonjësin e policisë, por është neutralizuar nga efektivet e Policisë. Gjithashtu, është dokumentuar me prova shkencore se shtetasi i mësipërm dyshohet se më datë 27.09.2019, në lagjen Nr.15 ka vjedhur banesën e shtetasit A.L. Gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale një mjet prerës (thikë) dhe gërshërë . Policia e Durrësit falënderon dhe fton çdo qytetar që për informacione që disponojnë në interes të rritjes së sigurisë të denoncojnë në numrin112 ose në Komisariatin Dixhital duke ju garantuar anonimat të sigurt dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.