Arrin në 41 numri i viktimave nga koronavirusi, "ngrin" jeta në Kinë

Koronavirusi që është përhapur gjerësisht në shumë qytete të Kinës, ka krijuar panik në mbarë globin . Numri i personave që kanë humbur jetën nga përhapja e koronavirusit në Kinë ka arritur në 41, ndërsa më shumë se 1300 njerëz janë infektuar. Autoritetet atje kanë lajmëruar ndalimin e udhëtimeve, ndërsa kanë anuluar edhe tubimet publike. Kujtojmë që në epiqendrën e epidemisë, në qytetin lindor të Vuhanit, në Kinë u pezulluan të enjten të gjitha shërbimet e transportit publik ajror, hekurudhor dhe ndërqytetës. Ndërkohë kryeqyteti kinez, Pekini, njoftoi anulimin e eventeve të rëndësishme të javës, përfshirë festimet tradicionale të Vitit të Ri Hënor.