Tomori: Lukaku dhe Inter janë shumë të fortë, por edhe ne nuk dorëzohemi

Mbrojtësi i Milanit, Tomori ka folur në një intervistë rreth Scudettos së fituar dhe rivalëve të tyre.

“Scudetto? Ishte një eksperiencë e paharrueshme dhe e merituar. Ne nuk u dorëzuam deri në fund dhe e fituam. A do ta fitojmë sërish? Pse jo?! Ne i kemi të gjitha cilësitë dhe sigurisht që do e provojmë përsëri, të gjithë do të duan të na mposhtin.”

Tomori gjithashtu ka folur rreth Interit dhe kundërshtarit të tij Lukaku.

“Sigurisht që Interi është një ekip shumë i fortë, të gjithë e dimë këtë dhe nuk mund ta mohojmë edhe pse janë kundërshtarët tanë.

Derbi do të jetë magjik dhe asnjëherë nuk dihet se si do të përfundojë. Lukaku është shumë i fortë, i shpejtë dhe ka goditje të përkryera. Këtu në Itali ne mbrojmë së bashku dhe sigurisht do ta kemi pak më të lehtë ta ndalojmë”, është shprehur mbrojtësi i kampionëve të Serie A./ h.ll/albeu.com


Shtuar 27.07.2022 15:45