"Llafet e Dynjasė": Tė gjithė nė rradhė pėr tė ndihmuar nė ndėrtimin e xhamisė
Pëlqej
Abonohu pėr lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Besimtarėt myslimanė tė Shqipėrisė kanė vendosur qė nesėr, e premte, menjėherė pas namazit tė xhumasė nė xhaminė Et'hem Beu nė Tiranė tė bėjnė njė lutje tė pėrbashkėt ku do t'i luten Zotit qė duke filluar nga sivjet, zgjedhjet nė Shqipėri tė mbahen ēdo vit, jo njėherė nė katėr vjet siē mbaheshin deri mė tani.

Sipas zyrtarėve tė lartė tė Komunitetit Mysliman tė Shqipėrisė, Kėshilli i Pėrgjithshėm i kėtij institucioni ka vendosur qė tė organizojė kėtė lutje pasi nėse lutja do t'ju pranohet nga ana e Allahut dhe zgjedhjet mbahen ēdo vit, atėherė ekziston mundėsia qė nisma e iniciuar para 21 vitesh pėr ndėrtimin e xhamisė sė madhe nė Tiranė, tė realizohet nė 25 vitet e ardhshme.

Ky optimizėm nė planifikim e xhamisė ėshtė pėrllogaritur duke planifikuar kalimin ēdo vit para zgjedhjeve tė njė vendimi ose proēedure zyrtare pėr ndėrtimin e xhamisė. Vetėm nė kėtė mėnyrė, xhamia do tė mund tė pėrfundonte pas 25 vitesh.

Kėshtu, sivjet do tė rregullohej ēėshtja e tokės ku do tė ndėrtohet xhamia, vitin tjetėr do tė hapej tenderi pėr projektin, njė vit mė vonė do tė miratohej plani, nė vitin e katėrt do tė jepej leja e ndėrtimit, ... e kėshtu me rradhė.

Ndėrkohė, "Llafet e Dynjasė" mėson se pas pėrcaktimit tė datės sė zgjedhjeve, KMSH papritmas ėshtė gjendur nė njė pozitė tė padėshirueshme dhe nėn presionin e premtimeve tė gjithė politikanėve shqiptarė pa dallim race e feje, duke rėnė nė hall se ofertėn pėr ndihmė tė cilit politikan t'a pranojė.

"Kemi shumė oferta, tė gjithė duan qė xhamia tė ndėrtohet sa mė shpejtė, mundėsisht pėr 2-3 muaj qė tė arrij zgjedhjet por ne jemi shprehur se jemi tė vendosur qė xhaminė t'a ndėrtojmė pasi tė rregullohet ēėshtja e tokės dhe tė merret leja e ndėrtimit sipas ligjeve nė fuqi", shprehet njė zyrtar i KMSH-sė i cili preferon tė ngelet anonim.

Zyrtari shprehet se ka edhe nga ata qė ofrojnė shėrbimin "xhami me ēelėsa nė dorė" por edhe kjo pėr KMSH-nė ėshtė e papranueshme.

"Xhaminė e bėjmė vet. Jemi shumicė nė kėtė vend. Lekėt e xhepit po i nxorrėm ndėrtojmė pesė xhami si kjo qė do tė ndėrtohet. Financimin e rregullojmė, mjafton tė na jepni lejen", shprehet nė fund zyrtari i KMSH-sė. /albeu.com/

SHĖNIM: Lajmet nė "Llafet e Dynjasė" nuk janė tė vėrteta. Ato janė trajtime pėrqeshėse tė fenomeneve dhe ngjarjeve tė zakonshme.
Shtuar më 17/01/2013, ora 18:15
Klodi
e Enjte 17 Janar 2013, Ora 20:52
super tallje me politikanet :) jam kurioz ta di kush eshte autori i ketyre shkrimeve te Llafet e Dynjase se vertete me pelqejne shume. unike fare
Eni tirane
e Enjte 17 Janar 2013, Ora 21:00
Me duket se keto shkrimet i ben Mero Baze hahah
elton musaj
e Premte 18 Janar 2013, Ora 15:26
Jemi mesuar me llafet e dynjase, kemi mbi 60 vjet qe i degjojme verot, merot e sojsorollopin tyre. Jane keto llafe qe perpiqen ta mbajne sa me larg te jete e mundur Shqiperine nga EUROPA!
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Si ju duket vendi i UEFA-s për ti dhënë ndeshjen Serbisë me rezultat 3-0?
20%
20%
20%
20%
 
Djegia e flamurit shqiptar nė derbin e Beogradit mes Partizanit dhe Crvena Zvezdės. 18 tetor 2014

Djegia e flamurit shqiptar nė derbin e Beogradit mes Partizanit dhe Crvena Zvezdės. 18 tetor 2014