Rikthehen maskat, “Llafet e Dynjasë” analizon fenomenin
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Rezultate të çuditshme kanë dalë nga studimi i "Llafeve të Dynjasë" ndërsa analizonte fenomenin e shpeshtuar të shfaqjes së maskave të cilët ndalin dhe grabisin furgonat.

Rasti i shfaqjes së maskave në aksin Milot-Burrel nuk është rasti i parë në këtë zonë, ku persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve, tentojnë grabitjen e mjeteve të udhëtarëve, madje mësohet se i njëjti furgon është grabitur me 2 janar të këtij viti.

Policia po ben hetimet e nevojshme per zbardhjen e kesaj ngjarje dhe vendosjen perpara drejtesise per personat pergjegjes.

Ndërkohë njerëzit e kësaj zone shprehen se i dinë fajtorët por nuk do të bëjnë kallzime.

“Arsyet dhe motivet qe i kane shtyre keto persona jane vertete serioze dhe te justifikueshme”, shprehet nje qytetar i ndershem.

“Nostalgjia e vitit te mbrapsht 97’ ja u ka brere shpirtin per me se 15 vjet, me nderprerje te maskave. Prandaj, mendoj se eshte me se normale, madje here here e domosdoshme rikthimi ne skene i kesaj figure krimi”, vazhdoi me tej qytetari i ndershem.

Pyetjes se gazetarit te "Llafet e Dynjasë", nese duhet te vendosen perpara ligjit apo jo autoret, qytetari i eshte pergjigjur me “JO” te prere.

“Grabitja nuk ka ardhur per qellime perfitimi, madje autoret jane shume mire nga ana ekonomike. Kjo zone njihet si shume pjellore dhe fale Zotit nuk ja shtrijme doren njeriu. Mbi te gjitha nuk eshte logjike, madje kemi te bejme me shkelje te Konventes se Bandave te Armatosura, neni 8 i se ciles thote: Lejohet grabitja ne rast se ajo ka ardhur per motive nostalgjike”, theksoi në fund qytetari i ndershëm. /albeu.com/

SHËNIM: Lajmet në "Llafet e Dynjasë" nuk janë të vërteta. Ato janë trajtime përqeshëse të fenomeneve dhe ngjarjeve të zakonshme.
Shtuar më 19/01/2013, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
A mendoni se Shqipëria do të kalojë fazën e grupeve në EURO 2016?
65.63 %
28.89 %
5.47 %
Total 9064 Vota!
 
Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian

Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian