Partia Socialiste ka shpallur para ca ditėsh programin e ri paraelektoral anti-fukarallėk, tė cilin e ka quajtur "
Programi TMP-TJV" e qė do tė thotė: "Tė marrim nga tė
pasurit, t'u japim tė varfėrve".
Strategjia e lanēimit tė kėtij
programi ėshtė vendosur tė bėhet nė formėn e njė fushate njė mujore, me nga dy konferenca pėr shtyp brenda ditės, njė para dhe njė pas buke ndėrsa moderator do tė jetė deputeti
Taulant Balla, i cili do tė vazhdojė t'a moderojė kėtė konferencė deri sa tė ketė fuqi, e mė pas do tė zėvendėsohet nga deputeti Erion Braēe, i cili thuhet se vazhdon tė bėj ushtrime nė prapaskenė dhe me padurim po pret lodhjen e
Taulant Ballės.
Sipas burimeve tė "Llafeve tė Dynjasė" nga opozita brenda selisė rozė,
Programi TMP-TJV edhe pse nė shikim tė parė shihet si njė program para-elektoral, ai nė fakt ėshtė njė program social i cili synon zbutjen e varfėrisė nė vend, e cila ka arritur deri aty saqė edhe kreu i opozitės ka ngelė pa asnjė lek nė xhep dhe me vetėm 3000 euro tė depozituara nė bankė. I gjendur nė gjendje tė vėshtirė financiare, thuhet se lideri i opozitės tashmė ka filluar tė kėrkojė borxh tek tė afėrmit dhe shokėt e tij tė ngushtė, me premtimin se do ua kthejė nga fillimi i korrikut tė kėtij viti, kur edhe mund tė fillojnė korrjet.
Pikėrisht, pėr t'i ardhur nė ndihmė tė varfėrve si rasti i mėsipėrm, raste kėto qė shtohen nga dita nė ditė,
Programi TMP-TJV synon marrjen e pasurive nga tė
pasurit dhe kalimi tek tė varfėrit.
Por, analistėt e "Llafet e Dynjasė" Koēo Bilbili dhe Vladimir Totopani mendojnė se edhe kjo nismė do tė pėrfundojė si tė gjitha nismat e mėparshme tė PS-sė.
"S'ka gjė, as nga kjo gjė. Kėta qė flasin shumė, lodhen shpejt", ishte mendimi i pėrbashkėt i analistėve Bilbili dhe Totopani. /albeu.com/
SHĖNIM: Lajmet nė "Llafet e Dynjasė" nuk janė tė vėrteta. Ato janė trajtime pėrqeshėse tė fenomeneve dhe ngjarjeve tė zakonshme.
Shtuar më 10/01/2013,
ora 17:25