Tani që po i afrohemi zgjedhjeve, çdo ditë e më shumë po dëgjojmë
premtime nga më të ndryshmet. Edhe sivjet, sasia e premtimet është e kënaqshme dhe pritet të mbulojë kërkesat e tregut të brendshëm dhe të jashtëm.
Premtimet fillojnë me heqjen e taksave, vazhdojnë me kthimin e Shqipërisë në një superfuqi ekonomike botërore e përfundojnë me rritjen e rrogave.
Se si do rrisin rrogat pasi të kenë hequr taksat, ngelet "enigmë" për t'u zbuluar menjëherë pas zgjedhjeve.
Por, premtimet parazgjedhore nuk janë risi ekzkluzive e këtyre zgjedhjeve dhe vetëm e politikanëve të Shqipërisë.
Portali Albeu ka përmbledhur më poshtë disa
premtime të cilat u përdoren në zgjedhjet e viteve të kaluara nga politikanët shqiptarë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Lexojini me rradhë, qeshni sa të doni dhe gjeni se cilat prej këtyre premtimeve mund të na rikthehen në ditët në vazhdim. /albeu.com/
Lulzim Basha, kryebashkiak i Tiranes
- Do të ndërtoj tramvaj në Tiranë (edhe pse ka 2 vjet që kanë mbaruar zgjedhjet akoma vazhdon të premtojë si para zgjedhjeve)
Eduart Shalsi
- Ne nuk do të vjedhim kaq hapur sa këta
Aldo Bumci, Minister i Kultures
- Po negocioj per te sjelle nga Italia eshtrat e Ismail Qemalit
Ferdinand Xhaferri - Ministër i Turizmit
- Do të përmirësoj cilësinë e diellit në Durrës
Pandeli Majko, kryeministër
- Të ndërtojmë një urë nga Vlora në Bari.
Fatos Nano, kryeminister
- Do te ndertojme tren elektrik Tirane-Durres
Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së
- Do t'i vë plisin e bardhë në kokë Nikolla Gruevskit
- Do të zgjidh statusin e ish-ushtarëve të UÇK-së
Hashim Thaçi
- Brenda 15 muajve qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në Evropë
Edi Rama, kryebashkiak i Tiranes
- Do te heq taksat
- Vizat e bardha ne rruget e Tiranes prishen sepse makinat ecin mbi to
Majlinda Bregu, zëdhënëse e qeverisë
Do të shtrojmë kabull nenujor (elektrik) për në Itali
Sali Berisha, Kryeministër
- Do te ndertojme central berthamor ne Shkoder
- Do t'i marr token fshatareve qe nuk e punojne
- Do te legalizoj martesat gay
- Do sjell ne Shqiperi eshtrat e Nene Terezes
- Do te ckripezojme detin per te furnizuar me uje Durresin
- Me 100 vjetor do të përurojmë stadiumin e ri në Tiranë
- Do t'i jap nenshtetesi te gjithe shqiptareve
Kreshnik Spahiu
- Do t'i jap nenshtetesi te gjithe shqiptareve, edhe atyre qe nuk ia jep Berisha
Menduh Thaçi
- Për 60 ditë do të zyrtarizohet gjuha shqipe në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore
- Për 60 ditë do të sillet ligji për përdorimin e lirë të simboleve kombëtare në gjithë territorin e shtetit
- Për 60 ditë do të sillet ligji për dëshmorët e kombit dhe invalidët e luftës
- Për 60 ditë do të bëhet kompensimi i plotë i dëmeve që shkaktoi konflikti i vitit 2001
- Për një afat maksimal njëvjeçar do të realizojmë tërësisht Marrëveshjen e Ohrit
Behxhet Pacolli
- Do të hapen 70 mijë vende të reja pune në bujqësi
- Premtoj 7 për qind rritje ekonomike
Isa Mustafa
- Do të ndërtoj 12 fusha sportive
- Do të ndërtoj çerdhe në çdo lagje të Prishtinës
Ilir Meta, kryeminister
- Do te ve ushtrine te ndertoje rrugen Durres-Kukes
Esmeralda Cenollari
- Do t'i sjell Beratit detin
Përgatitur nga Albeu.com
Shtuar më 05/02/2013,
ora 21:46