O Fevzo, po pse mo Fevzo?! (VIDEO)
Pëlqej
"O Fevzo, po pse mo Fevzo" thuhet të kenë qenë fjalët që lideri socialist Edi Rama po pëshpëriste në momentin kur Blendi Fevziu filloi të bërtiste si asnjëherë më parë në emisionin e tij Opinion.

Pas ndërhyrjes së vazhdueshme të Artan Lames gjatë fjalimit të Sokol Olldashit, gazetari Blendi Fevziu fillon të bërtasë si asnjëherë më parë.

Thënë të drejtën, edhe shumë gabim se kishte por ama gjatë gjithë darkës njerëzit në Facebook pyesnin përse Fevziu nuk reagonte në të njëjtën mënyrë kur ndërhynte Olldashi, apo pse nuk i tërheqi vëmendjen asnjëherë Olldashit për fjalën "gënjeshtër" dhe "gënjeshtar" që e ka përdorur më shumë se 150 herë gjatë emisionit që zgjati rreth 2 orë e gjysëm?! /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2013, ora 12:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori