"Llafet e Dynjasë": Politikanët shqiptar fillojnë me halucinacionet!
Pëlqej
Menduh Thaçi
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Me t'u afruar zgjedhjet në Maqedoni vihet re shtimi i ëndërrave me sy hapur dhe halucinacioneve të politikanëve shqiptarë në Maqedoni.

Sipas burimeve tona, të tre politikanët kryesorë të shqiptarëve të Maqedonisë janë në fazë relativisht pjellore të fantazisë, por si duket kohëve të fundit më produktivi dhe më i ndikuari ka qenë Menduh Thaçi, i cili "ua ka hedhë" dy kundërshtarëve të tij, Ahmeti dhe Osmani, me imagjinatën e avancuar.

Imagjinata e tij shkon deri aty saqë, jo vetëm që deklaron që do të fitojë (që është e normale dhe e mundshme), por shton se do të fshijë nga faqja e dheut partitë tjera duke i mposhtur me rezultat të thellë 6-0.

Normalisht, kryetarët e partive janë të lirë të shprehen pasi edhe kjo është pjesë e strategjive parazgjedhore por "Llafet e Dynjasë" i sugjerojnë që të ecin me këmbë në tokë në mënyrë që të jenë më të besueshëm dhe më të arritshëm për njerëzit, pasi më këto thënie, liderët më shumë i ngjajnë një superman-i sesa një kryetari partie që duhet të jetë realist dhe të vendos edhe për fatin e të tjerëve.

Në fund, "Llafet e Dynjasë" i lutet Zotit që politikanëve t'u jap shëndet dhe t'u ruaj mendjen e shëndoshë që të mos na marrin në qafë me ndonjë "budallallëk" parazgjedhor. /albeu.com/

SHËNIM: Lajmet në "Llafet e Dynjasë" nuk janë të vërteta. Ato janë trajtime përqeshëse të fenomeneve dhe ngjarjeve të zakonshme.
Shtuar më 17/01/2013, ora 14:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com

Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com