"Llafet e Dynjasë" zbulon të vërtetën / Edhe Erion Veliaj di të kërcejë tangon (VIDEO)
Pëlqej
Pas tangos së kërcyer nga presidenti amerikan, Barack Obama dhe jehonës që pati ky veprim i tij në të gjithë botën, burime nga Bashkia e Tiranës kanë thënë për "Llafet e Dynjasë" në Albeu.com se edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, di të kërcejë tangon, raporton Albeu.com.

Reagimi i një punonjësi të Bashkisë ka ardhur pas zërave në rrjetet sociale se Erion Veliaj nuk di të kërcejë tangon dhe se po planifikon të fillojë një kurs për t'a mësuar atë.

"Nuk ka asgjë për t'u habitur. Edhe Eri di të kërcejë tangon, biles më mirë se Obama. Ai para disa ditësh bëri një kërcim të tillë, ne siguruam videon nga një qytetar i rastit por nuk e bëmë publike pasi po prisnim që fillimisht t'a bënte Obama. S'ka lezet të gjitha gjërat e veçanta ti bëjmë para Obamës. Gjithçka duhet bërë sipas rendit", ka deklaruar punonjësi në zyrën e shtypit të Bashkisë, i cili kërkon të mbetet anonim.

Sipas punonjësit, kjo zyrë ka në dorë videon e bërë nga një qytetar, i cili krejt rastësisht ishte në një lokal ku një zonjë krejt rastësisht shkon te tavolina ku Erion Veliaj po hante darkë dhe e fton të kërcejë.

Por nuk ishte vetëm kjo rastësia e natës. Qytetari që ka xhiruar këtë moment pa dijeninë e kryetarit të Bashkisë, kishte shkuar për të darkuar në këtë lokal dhe rastësisht kishte me vete edhe një kamerë HD që vlen rreth 20 mijë euro.

Tani të gjithë me padurim presim publikimin e videos së kërcimit tango të Erion Veliajt. /albeu.com/

SHËNIM: Lajmet në "Llafet e Dynjasë" në Albeu.com jo gjithmonë janë të vërteta. Zakonisht, ato janë trajtime përqeshëse të fenomeneve dhe ngjarjeve të zakonshme.
Shtuar më 25/03/2016, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori