"Llafet e Dynjasë": Kujt do ja ... këtë herë Meta?!
1 prilli filloi çuditshëm në Shqipëri. Për herë të parë në historinë shqiptare, një politikan nuk dha deklaratë duke menduar se populli do t'a merrte deklaratën e tij si gënjeshtër. Një hap kilometrik ky, ku për herë të parë një politikan mendon se njerëzit mund të mos i besojnë!!!

Bëhet fjalë për Ilir Metën, i cili tha këto fjalë menjëherë pas takimit të sotëm me kryeministrin Berisha, takim në të cilin, sipas të gjitha gjasave u fol për të ardhmen e koalicionit qeverisës PD-LSI.

Sipas gojëdhënave që arritën deri në redaksinë e "Llafeve të Dynjasë", deklarata që duhej të bënte Meta dhe nuk e bëri, ishte se ai i tha Berishës që ka vendosur të divorcohet me të dhe "pjesën e ngelur të jetës" ta kalojë me Edi Ramën.

E normalisht, pas gjithë atyre zënkave dhe sherreve Meta-Rama, LSI-PS, pas ngrënies së peshqve dhe ngjalave që Ramës i ngeci në fyt, njerëzit si mund të besonin një gjë të këtillë?!

Por pavarësisht gjithçkaje, ja që edhe mund të ndodhë. Dhe tani të gjithë janë në pritje të asaj çfarë do të thotë Meta në ditët pas 1 prillit, kur njerëzit edhe mund t'u besojnë deklaratave të politikanëve.

Në fakt, shumë dilema nuk ka. Meta do ja "fus" njërit, po kujt?! Ngelet të shihet në ditët në vazhdim... /albeu.com/

SHËNIM: Lajmet në "Llafet e Dynjasë" nuk janë të vërteta. Ato janë trajtime përqeshëse të fenomeneve dhe ngjarjeve të zakonshme.
Shtuar më 01/04/2013, ora 18:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori