Kush e ka më të madh... rrjetin social!
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Si duket lufta mes Ramës dhe Berishës nuk ka për të përfunduar ndonjëherë.

Ndërsa fillimisht lufta kishte përmasa lokale, atë të kush do të sundojë me Tiranën, më pas ajo kaloi ne nivel republikan, duke garuar për të sunduar vendin.

Dhe tani, gara ka kaluar kufinjtë e Shqipërisë.

Lufta globale fillimisht filloi me lojën "kush ka më shumë ndjekës ose fansa" ndërsa tashmë ka kaluar në "kush e ka më të madh rrjetin social, Rama apo Berisha".

Pikërisht për këtë arsye, thuhet se stafi i Berishës ka ndarë një buxhet të majmë për të ndihmuar Facebook-un me reklama ndërsa Rama ka vendosur që edhe të dielave të qëndrojë deri në 12 orë pandërprerë në internet duke bërë "ciu ciu" vetëm për të rritur aktivitetin e Twitterit dhe për ta bërë atë, rrjetin social numër 1 në botë.

Se si do të përfundojë kjë garë, një Zot e di, por thuhet që shanset e kryeministrit janë më të mëdha pasi ai tashmë ka kontraktuar edhe një kompani amerikane lobingu, që të ndihmojë Facebookun, për t'u bërë, siç thotë ai: "number one".

Ndërkohë, 5 analistët më të njohur të Shqipërisë të cilët për të analizuar këtë front të ri lufte, çdo natë enden nga njëri kanal te tjetri, janë shprehur njëzëri për "Llafet e Dynjasë" se e gjithë kjo luftë po bëhet për të shpëtuar Shqipërinë nga Dita e Kijametit, që sipas kalendarit të fisit Maja i bie të ndodhë me 23 qershor 2013. /albeu.com/

SHËNIM: Lajmet në "Llafet e Dynjasë" nuk janë të vërteta. Ato janë trajtime përqeshëse të fenomeneve dhe ngjarjeve të zakonshme.
Shtuar më 09/01/2013, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com

Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com