Kryetarėt e
Komunave shqiptare nė
Maqedoni, tė cilat kanė arritur tė shfrytėzojnė ndonjė lidhje personale me ministrin apo liderin e tyre dhe falė kėsaj lidhjeje kanė arrit tė marrin ndonjė buxhet apo nė forma tė ndryshme tashmė tė njohura nė
Maqedoni tė shtrojnė disa qindra metra rrugė nė komunat ku ata drejtojnė, po pėrjetojnė ditė vėshtira me motin me shi qė ka kapluar Maqedoninė.
Burime konfidenciale deklarojnė pėr "Llafet e Dynjasė" tė Portalit Albeu se kryetarėt e
Komunave kanė frikė nga
shiu i vazhdueshėm qė bie disa ditė rresht.
Sipas kėtij burimi, kryekomunarėt kanė frikė se po vazhdoi
shiu edhe disa ditė, do tė prishet asfalti i shtruar muaj mė parė dhe kjo rrezikon seriozisht rezultatet e zgjedhjeve pasi siē shprehet njėri nga kryetarėt e
komunave, gjėja e vetme qė kanė arrit tė bėjnė nė 4 vjet janė disa metra
asfalt dhe disa gropa tė kanalizimit.
"Kam katėr vjet qė i lutem ministrit dhe bacės, dhe mė nė fund gjithsej 1376 metra
asfalt kam shtru dhe tre gropa kanalizimi i kam hap. Po ma prishi
shiu asfaltin dhe mi mbushi me ujė gropat qė kam nė plan t'i mbush nė 4-vjeēarin e ardhshėm, ēka .... do ju them njerėzve qė kam bėrė pėr 4 vjet?!", ėshtė shprehur i mėrzitur dhe shqetėsuar kandidati i njėrės prej
komunave shqiptare nė
Maqedoni.
Me kėtė rast, "Llafet e Dynjasė" i bashkohet lutjeve tė kryekomunarėve, jo pse ata duan, por me dėshirėn qė rrugėt tė mos prishen pasi koha kur dikush mund tė kujtohet tė hedh ca lopata
asfalt mbi to mund tė jetė disa muaj para zgjedhjeve tė ardhshme lokale pas 4 vitesh. /albeu.com/
SHĖNIM: Lajmet nė "Llafet e Dynjasė" nuk janė tė vėrteta. Ato janė trajtime pėrqeshėse tė fenomeneve dhe ngjarjeve tė zakonshme.
Shtuar më 26/02/2013,
ora 14:30