Flet shoku i turkut që u vra në aksident në Kosovë
Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, si pasojë e një aksidenti të trafikut që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Ferizaj ndërroi jetë shtetasi zviceran S. Kaya.

Kaya, me origjinë turke por shtetas i Zvicrës, u vetëaksidentua me veturën e tij në dalje të Prishtinës.

Sado Maksuti, një mik i vjetër i S.Kaya, ka thënë për 20 minuta.
“Ne ende udhëtojmë në Kosovë sot, prej aty shkojmë në Turqi, ku Kaya do të varroset”, ka thënë Maksuti.

Ndërkaq, Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës, ka thënë se në veturë janë gjetur dokumentet e A.J, për të cilin fillimisht ishte raportuar se ishte personi që ka vdekur në këtë aksident.

Mirëpo pas hetimin, Policia ka konstatuar se dokumentet e gjetura në veturë nuk janë të viktimës.


“Në automjetin e aksidentuar, në momentin kur ka arrit policia ka qenë një person(ngasësi), dhe aty janë gjetë dokumentet me inicialet që ne i kemi përcjelle te ju. Mirëpo gjatë hetimit te rastit, është konstatuar se dokumentet personale të gjetura ne automjet nuk i ishin të viktimës. Viktima është S, K mashkull 25 vjeç, shtetas i Zvicrës. Me urdhër te prokurorit trupi i pajete i viktimës dërgohet për obduksion, ndërkohë që hetuesit e njësitit te trafikut, janë duke u marr me rastin”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com
Shtuar më 22/06/2019, ora 13:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori