"Llafet e Dynjasë": Çfarë deklaruan politikanët pas ndeshjes Shqipëri–Norvegji!

Bujar Nishani: Nuk më kujtohet emri i atij lojtarit që bëri golin për ekipin tonë, por di të them se Berisha nuk kishte faj për golin që hëngri. Unë jam shumë i gëzuar që kryeministri Berisha pranoi ta shikonim bashkë ndeshjen dhe të ulej afër meje në stadium. Në disa raste ai më përshëndeti dhe buzëqeshi dhe këto ishin momentet më të lumtura gjatë ndeshjes.
Pëlqej
Foto: Jeti Ulliri
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Në një kohë kur fushata elektorale ka arritur kulmin e saj duhej ndeshja e Kombëtares së futbollit që politikanët tanë të ndalnin takimet e tyre me simpatizantët dhe të ishin me sy e veshë nga "Qemal Stafa", aty ku Shqipëria dhe Norvegjia do të luanin një ndeshje shumë të rëndësishme.

Por Shqipëria nuk arriti të fitonte duke pësuar gol në tre minutat e fundit, ashtu siç na ka ndodhur në shumë ndeshje të tjera. Golin për ne e shënoi Valdet Rama, ndërsa në stadium ishte presidenti i Republikës Bujar Nishani dhe kryeministri Sali Berisha. Kjo bëri që shumë qytetarë ta lidhnin edhe ndeshjen e Kombëtares me politikën dhe disa prej aktorëve të politikës të lëshonin batutat e tyre, të cilat ua sjellim më sipër. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2013, ora 20:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori