Ushtria ukrainase kërkon ndihmën e 15-vjeçarit, si u bë adoleshenti hero i vendit të tij

Një 15- vjeçar ukrainas është konsideruar së fundmi si një nga herojtë e vendit të tij. Në titull të tillë adoleshenti e mori, pasi duke përdorur një dron të blerë një vit më parë, ka lokalizuar vedndodhjen e nnjë autokolone ruse.

Andrii Pokrasa është djaloshi i cili u kontaktua nga ushtria ukrainase, e cila kishte informacionin se autokolona po lëvizte përgjatë autostradës E40 midis Kievit dhe Zhytomyr, por se nuk kishin të dhëna të sakta mbi vendndodhjen e tyre.

Trupat ushtarake e dinin se 15-vjeçari kishte në pronësi një mini dron të blerë një vit më parë dhe se në drejtimin e saj ishte bërë një profesionist i vërtetë.

Pokrasa e mori dronin e tij në një fushë aty pranë dhe duke përfituar nga mbulimi që i mundësonte errësira, shkrepi disa foto dhe me GPS regjistroi koordinatat e kolonës.

Më pas babai i tij ia dorëzoi të dhënat ushtrisë, ndërsa disa minuta më vonë artileria ukrainase shkoi në autostradën pranë Berezivka dhe shkatërroi autokolonën afërsisht 23 milje larg nga qendra e qytetit të Kievit.

Sulmi ishte aq i suksesshëm sa ushtria i dha adoleshentit kontrollet e një droni të shkallës së lartë me një rreze më të gjatë dhe vazhdoi të shkatërronte disa njësi tankesh ruse dhe automjete të blinduara.

“Pokrasa ishte i vetmi që kishte përvojë me dronë në atë rajon. Ai është një hero i vërtetë. Një hero i Ukrainës,” tha për Global Neës Yurii Kasjanov, komandanti i një njësie të mbrojtjes territoriale që lidhej me pilotin adoleshent të dronëve.

Pokrasa e përshkroi përvojën si ‘shumë, shumë të frikshme’, por tha se donte të parandalonte forcat ruse të sulmonin qytetin e tij.

“Forca e Mbrojtjes Territoriale na dha informacion se ku mund të ishte afërsisht kolona ruse. Qëllimi ynë ishte të gjenim koordinatat e sakta dhe t’u jepnim ushtarëve koordinatat… Unë u dhashë atyre koordinatat dhe fotot, dhe pas kësaj ata shënjestruan vendndodhjen”, tha piloti adoleshent.

Vendosja e dronëve në Ukrainë ka qenë një pjesë integrale e suksesit të tyre në zmbrapsjen e forcave të Putinit nga kryeqyteti i saj dhe vazhdon të jetë një qasje shumë efektive për të luftuar pushtuesit në rajonin lindor të Donbasit.

Dronët e shkallës ushtarake, si Bayraktar TB-2 i prodhimit turk, kanë ndihmuar forcat e armatosura të Ukrainës që të shkaktojnë humbje të mëdha në njësitë e motorizuara ruse që nga fillimi i luftës.

Por edhe dronët e thjeshtë të konsumit janë dëshmuar si të paçmuar në gjurmimin e lëvizjeve të trupave ruse për të informuar thirrjet strategjike ushtarake dhe zjarrin e drejtpërdrejtë të artilerisë.

Komandanti Kasjanov tha se njësia e tij e mbrojtjes territoriale ofroi mbrojtje për Pokrasa-n dhe familjen e tij sa të mundeshin ndërsa adoleshenti kryente punën e tij jetike.
Pokrasa tha për Global News se ishte i vetëdijshëm për rreziqet e përfshira dhe kishte frikë, por tha se e dinte se nuk mund ta bënte ndryshe.

Operatori i dronëve hotshot është një nga shumë adoleshentët në Ukrainë, të cilët janë shumë të rinj për t’u bashkuar me ushtrinë, por kanë kontribuar në përpjekjet e luftës duke kaluar informacion tek njësitë e mbrojtjes territoriale dhe duke punuar si vëzhgues.

“Ata e ndjejnë veten njerëz të lirë në një tokë të lirë, prandaj duan të jenë pjesë e saj”, tha Kasjanov.