Zgjohet nga koma por nuk njeh më të dashurën
Një 22-vjeçar britanik dhe e dashura e tij kishin shkuar në Francë me makinën e tyre për një javë romantike, kur u përfshinë në një aksident automobilistik.

Vajza humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Jon Kimmins u dërgua në një spital, ku qëndroi tre muaj në gjendje kome.

Pas rizgjimit, ai është diagnostikuar me amnezi të plotë dhe nuk është më në gjendje të njohë njeriun me të cilin kishte vendosur të martohej, madje nuk arrin ta dallojë as nga fotografitë ose nga kujtimet që njerëzit e tjerë i tregojnë.

Kujtimet e mia për Gill janë aq të vagullta, sa më duket e pamundur të besoj se isha duke i kërkuar këtij njeriu që të martohej me mua. Dua ta rikujtoj, por jam i pashpresë dhe nuk di se si”, shprehet 22-vjeçari për të përditshmen britanike "Daily Mail". /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori