Zgjoheni të ënjtur në mëngjes? Ja zgjidhja
Disa prej nesh zgjohen në mëngjes me fytyrë të ënjtur apo edhe në pjesë të tjera të trupit. Për të zgjidhur një problem të tillë, duhet që të merrni sasi të mjaftueshme të ujit, por edhe që të bëni lëvizje më shumë.

Duhet të zvogëloni edhe konsumimin e sheqerit dhe kripës. Nuk është keq as të provoni të merrni vitaminën B6, i cili shërben si diuretik natyror.

Konsumoni ushqime të pasura me kalium, siç janë domatet, patatet, bananet dhe shpargujt. Mundohuni që në menunë tuaj të përfshini sa më shumë pemë dhe perime, por mos i lini anash as proteinat.

Disa nga diuretikët natyrorë janë edhe: çaji jeshil, lëngu i boronicave të kuqe, uthulla e mollës, hithrat, bostani, kastravecët (vetëm ata të freskëtit, sepse kastravecët turshi përmbajnë tepër kripë), shpargujt (nxisin punën e veshkave), etj. Krahas perimeve të përmendura, duhet të konsumoni edhe bizele, lakër, karotë, sallatë të gjelbër dhe domate. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2011, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori