Zgjimi i hershëm nuk është i shëndetshëm
Zgjimi i hershëm ka ndikim negativ në psikën njerëzore dhe mund të çojë deri te problemet serioze mendore.

Shkencëtarët e Universitetit të Teksasit kanë ardhur në konkludim që ai që zgjohet herët mund të ketë ndikime negative për shëndetin, transmeton Telegrafi.

Pas një viti hulumtimesh të trupit të njeriut, ata kanë konstatuar që zgjimi i hershëm ka ndikim negativ në psikën njerëzore dhe mund të çojë në probleme serioze.

Ekspertët thonë që njerëzit të cilët janë të detyruar të zgjohen herët kanë ndjenjën e irritimit dhe që me atë ndjenjë përballen tërë ditën.

Sipas shkencëtarëve, deri te efekti i këtillë vjen për shkak të faktit që bioritmi i trupit të njeriut prishet, prandaj mund të çojë në probleme mendore.

Për t’i shmangur këto pasoja të pakëndshme për trupin dhe psikën e njeriut, mjekët u rekomandojnë punëdhënësve që fillimin e ditës së punës ta lëvizim për disa orë.

Akademiku Paul Kelley, një kërkues klinik në Institutin e Neuroshkencës dhe Gjumit, thotë “Ne nuk mund ta ndryshojmë ritmin tonë 24-orësh. Nuk mund të mësojmë të zgjohemi në një orë të caktuar. Trupi ynë i përshtatet dritës së diellit dhe ne nuk jemi të vetëdijshëm për këtë, sepse i përket hipotalamusit, jo shikimit”.

“Mëlçia dhe zemra juaj kanë funksionim tjetër dhe ju u kërkoni atyre të ndryshojnë rutinën me dy ose tri orë. Ky është një problem ndërkombëtar. Kushdo po vuan dhe ne nuk kemi përse e bëjmë këtë gjë.”

Dr. Kelley bëri thirrje për të ndryshuar orën e fillimit të shkollës dhe punës, pasi këtë e imponon vetë ritmi 24-orësh i trupit të njeriut. Trupi ka një matës të ritmit, që është i përbërë nga receptorë të specializuar në sy, gjë që ndikon më pas në të gjithë trupin.

Mungesa e gjumit është zbuluar se prek vëmendjen dhe kujtesën afatgjatë, nxit abuzimin me drogën dhe alkoolin. Mund të shkaktojë gjithashtu zemërim, ankth, acarim, sjellje impulsive, shtim në peshë, presion të lartë të gjakut, stres dhe probleme mendore. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2017, ora 16:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori