Mbajti peng dhe dhunoi për një javë të dashurën, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për Gleard Gushollin

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Gleard Gushollin, 31-vjeçarin e arrestuar të dielën.

Gusholli akuzohet se ka mbajtur peng dhe ka dhunuar me sende të forta të dashurën e tij 28-vjeçare.

Ndërsa për 4 të arrestuarit e tjerë, Bledi Kateshin, Erlin Kateshin, Besmir Nucellarin dhe Arjan Shetan Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.

Lidhur me akuzat e ngritura nga policia për Gushollin, prokurorja Elsa Miha ka kërkuar rikualifikim  të veprës nga plagosjen e shtetases R.B. në dhunë në familje nëpërmjet kanosjes dhe kërcënimit për vrasje si dhe heqje të paligjshme të lirisë.

Prokurorja sjell si argument që dhunuesi dhe Reisi kishin marrëdhënie bashkëjetese me njëri-tjetrin.

Prokuroria përveç dëshmisë së vajzës së dhunuar qe u mbajt e mbyllur për një jave sjell si të dhënë dhe dëshmitë e të arrestuarve të tjerë të cilët kundërshtojnë akuzën. Përpara se të arrestohej dhunuesit ju gjet në makinë pluhur i bardhë i dyshuar si drogë ndërsa në banesë iu gjet një shkop./Albeu.com/


Shtuar 18.04.2023 09:45