Zgjateni jetën duke vrapuar
Disa shkencëtarë nga Kopenhaga kanë deklaruar se vrapimi i rregullt rrit jetëgjatësinë e meshkujve për 6 vjet, ndërsa të femrave për 5 vjet.

Ata e kanë kryer studimin, i cili ka filluar në vitin 1976. Kanë përcjellë shëndetin e sistemit kardiovaskular të 20.000 njerëzve në moshën prej 20 deri 93-vjeçare.

Vetëm një orë vrapim në javë do t’ju ofrojë përfitime të pabesueshme për shëndetin, pohojnë ekspertët të cilët kanë krahasuar jetëgjatësinë e 1.116 meshkujve dhe 762 femrave që bëjnë vrap me personat që ushtrojnë pak ose aspak.

Meshkujt të cilat kanë bërë jogging 1 deri 2.5 orë në javë mesatarisht kanë jetuar 6.2 vjet më gjatë se ata që nuk kanë ushtruar.

Femrat të cilat rregullisht kanë bërë jogging 1 deri 2.4 orë në javë mesatarisht kanë jetuar 5.6 vjet më shumë se ata që nuk kanë bërë. Vërtet është më pak se meshkujt, por shifra është gjithsesi impresive.

Shkencëtarët po ashtu kanë vërtetuar diçka për çka dyshohet tashmë një kohë të gjatë dhe kjo është që vrapimi i moderuar është më i shëndetshëm se ai intensiv, sepse ka rrezik më të vogël për të zhvilluar lëndime të nyjave.

“Mund të themi me siguri që joggingu zgjat jetën”, transmeton Telegraph deklaratën e dr. Peter Schnohr.

“Numri i rasteve të vdekjes është më i vogël te personat që rregullisht bëjnë jogging me intensitet të lehtë, për dallim nga personat që nuk ushtrojnë aspak ose personat që ushtrojnë në mënyrë preventive”, ka shtuar dr. Schnohr.
Shtuar më 15/05/2012, ora 19:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori