Zbuloni shenjat e para të frikës nga dështimi
Kakorrhaphiophobia është frika jonormale, e vazhdueshme, irracionale nga dështimi. Në rastet klinike është kaq intensive saqë kufizon një person që të mos bëjë asgjë.

Kakorrhaphiophobia është versioni më ekstrem i asaj që ne të gjithë përjetojmë kur vendosim të fitojmë një aftësi të re. Shkakton dyshim, pasiguri, shqetësim rreth aftësive tona dhe frikë nga ajo që të tjerët do të mendojnë për cdo veprim që bëjmë.

Shenjat e para që vihen re nga kjo lloj frike janë ndjenja e panikut, e terrorit, e tmerrit, rrahje të shpeshta të zemrës, frymëmarrje jo e plotë, dridhje dhe ankth.

Një vizitë tek mjeku do ishte gjëja më e mirë këto raste pasi mund të sugjerojë disa trajtime në shtëpi, me të cilat mund ta kaloni shumë shpejt këtë frikë.
Shtuar më 27/09/2018, ora 23:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori