Zbuloni kuptimin e veçantë që mbartin nishanet në trupin tuaj

Thuhet se personat që kanë një grup nishanesh në një pjesë të caktuar të trupit janë persona me fat. Pothuajse të gjithë e kemi nga një të tillë në forma dhe madhësi të ndryshme. Me siguri nuk e keni ditur se vendi ku ato ndodhen kanë një kuptim të veçantë. Disa nga kuptimet që ka pozicionimi i nishaneve:

Nishan në buzë

Nishani në pjesën e sipërme të buzëve nënkupton së këta njerëz janë shumë të popullarizuar në mesin e miqve të tyre dhe posedojnë aftësi të shkëlqyera ndërpersonale. Ata kryesisht shqetësohen për ushqimin dhe rrobat.

Nishan në këmbë

Nishani në këmbë do të thotë që ju gëzoheni teksa udhëtoni dhe përpiqeni të provoni ushqime të reja. Këta njerëz janë shumë të njohur në vendin e punës dhe mund të jenë liderë të shkëlqyeshëm të ekipit të tyre.

Nishan në sipërfaqen e dorës

Kjo tregon se ju kurrë nuk do të keni probleme financiare. Këta njerëz janë mirë me ekonominë dhe janë gjithashtu liderë të shkëlqyeshëm.

Nishan në mollëza

Kjo tregon një pozicion shumë të fuqishëm në punë, si dhe rritje të pasurisë.

Nishan midis syrit dhe vetullës

Ju përshtateni me lehtësi. Jeni të shkëlqyeshëm me njerëzit e tjerë dhe gjithashtu mund të jeni një udhëheqës i madh

Nishan mes vetullave

Kjo zonë e nishaneve lidhet me avancimin dhe zhvillimin e karrierës. Ju me siguri do të merrni një promovim!

Nishan në pjesët intime

Ky pozicion i nishanit nënkupton mundësi të reja për të udhëtuar. Jeni njerëz të biznesit dhe kënaqësisë në këtë jetë.


Shtuar 19.11.2022 21:04