Zbuloni 6 sekretet si të flini më shpejt dhe të bëni gjumë të rehatshëm
Gjumi është një proces i rëndësishëm për shëndetin dhe ndikon në produktivitetin e përditshmërisë tonë. Një gjumë i keq apo i pamjaftueshëm mund të sjellë sëmundje të ndryshme nga depresioni deri tek sëmundjet kardiovaskulare, më poshtë ju rendisim 6 sekrete si të flini më shpejt dhe më mirë:

1. Shmangni kafeinën në mesditë
Kafja ose çaji mund t’ua ngatërrojnë gjumin edhe nëse i konsumoni me orë para gjumit.

2. Bëni një banjë të ngrohtë
Ndryshimi i shpejtë i temperaturës së trupit pasi te dilni nga dushi do të ju ndihmojë të bëni një gjumë më të mirë.

3. Fikni dritat
Një orë para gjumit fikni dritat dhe televizorin për t’i sinjalizuar trupit që është koha për t’u qetësuar.

4. Mbani dhomën të freskët
Shumica e njerëzve flenë më shpejtë dhe më mirë në një dhomë më të freskët. Ndaloni termostatin në 65 shkallë ose më ulët.

5. Vishni çorape kur shkoni në shtrat
Çorapet u ndihmojnë në qarkullimin e gjakut në ekstremitete si dhe u ndihmojnë të flini më shpejtë.

6. Relaksohuni
Në shtrat, tentoni të relaksoheni duke mbledhur gishtërinjtë e këmbës fort dhe duke numëruar deri në shtatë, më pastaj relaksohuni dhe përsëriteni të njëjtën gjë për secilin grup muskujsh.
Shtuar më 25/03/2020, ora 23:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori