Zbulon se ka kancer, familja feston më herët Krishtlindjet (FOTO LAJM)

Pëlqej
Pak kohë më parë mjekët i thanë se ai kishte kancer, por 60 vjeçari mendoi se kjo ishte shenjë e Zotit dhe se duhet të shijonte ditët e fundit me familjen e tij. Ata menduan të shijonin festat e fundvitit, ndonëse nuk kanë ardhur dhe kjo për të gdhendur në kujtesë disa çaste të bukura.

Frank Henderson ishte plotësisht dakort, ndaj së bashku me familjen e tij kanë festuar edhe Krishtlindjet, e njëkohësisht kanë bërë shumë foto teksa ata janë të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Frank Henderson nga Washingtoni i kishin thënë mjekët se ka një kancer të zhvilluar. Përpos festimit të Krishtindjeve, ai ka bërë edhe kërcimin e fundit me vajzën Thea, të cilën nuk do ketë mundësi ta çojë në altar.

Ja se çfarë ka thënë 60 vjeçari: “Nuk jam bërë pesimist. Është diçka që Zoti e ka vendosur për mua dhe unë nuk e quaj ndëshkim.

Ne bashkohemi përdore, qajmë, përqafohemi dhe e dimë se do ndodhë”. Ai është babai i pesë fëmijëve dhe historia e tij është bërë inspiruese për tu dhënë zemër njerëzve që kanë të njëjtën histori. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori