Zbulohet vaksina kundër kokainës
Për t’u ndihmuar narkomanët të ndërpresin varësinë deri tani përdoret metadoni. Një grup kërkuesish amerikanë tani kanë zbuluar vaksinën kundër kokainës. Vaksina me të cilën praktikisht hiqet veprimi “dehës” i kokainës, madje edhe nëse merret përsëri.

Për momentin janë duke u kryer testimet në Huston, Philadelphia, Neë York dhe Cincinnati dhe në qendra në mënyrë vullnetare vijnë të varurit që marrin kokainë tashmë gjashtë apo shtatë vjet.

“Shumica e pacientëve nuk mund të durojnë më presionin e familjeve apo punëdhënësve të tyre të cilët në mënyrë të vazhdueshme ua përsërisin se si kokaina ua shkatërron jetën. Shumë nga ata më në fund edhe vetë e shohin se duhet të “pastrohen”, por deri tani nuk kanë pasur sukses në këtë”, shprehet psikiatri Thomas Kosten.

Vaksina tek pacientët krijon antitrupa kundër kokainës, ndërsa pikërisht kjo ndikon që kokaina të arrijë në gjak, por nuk mund të depërtojë në sistemin nervor të trurit. Megjithatë problemi është që vaksina mund të largojë veprimin e kokainës, por nuk mund të largojë nevojën e të varurit për të qenë “high”.

Kjo vaksinë ende nuk e ka marrë lejen për përdorim të përgjithshëm, ndërsa hulumtuesit amerikan me siguri i pret hulumtimi edhe më i gjerë për t’ua provuar sigurinë departamenteve përkatëse. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori